Shqip
FONDI PËR VEPRIME URGJENTE (ORIG. URGENT ACTION FUND)
OFRON GRANTE TË VOGLA, PËRMES TË CILAVE NË MOMENTE KYÇE DHE STRATEGJIKE PËRKRAHEN TË DREJTAT NJERËZORE TË GRAVE DHE VAJZAVE ANEMBANË BOTËS.
OFRIMI I GRANTEVE PËR REAGIME TË SHPEJTA
Urgent Action Fund (UAF) ofron grante të vogla në momente të duhura kohore, përmes të cilave përkrahen intervenimet strategjike të cilat i ndihmojnë avancimit të të drejtave njerëzore të grave kudo në botë. Këto momente shfaqen kur një ndodhi e papritur – qoftë pozitive apo negative – krijon një situatë në të cilën një intervenim i shpejtë mund të ketë ndikim të ndjeshëm.
Aktivitetet e përkrahura nga Urgent Action Fund dallojnë për nga natyra, megjithëse synim i përgjithshëm mbetet avancimi i të drejtave njerëzore të grave.
Urgent Action Fund është i përkushtuar në respektimin e parimit të moszbatimit të dhunës. UAF nuk financon grupe apo individë të cilët përkrahin apo ndërmarrin akte të dhunës.
UAF u përgjigjet të gjitha kërkesave brenda 72 orësh.
UAF nuk mund të ofrojë grante për qëllime humanitare, aktivitete të përgjithshme të programeve të ndryshme, projekte afatgjata, apo pjesëmarrje të individëve në konferenca.
URGENT ACTION FUND JEP GRANTE NËN TRI KATEGORI:
- Reagime ndaj konflikteve të armatosura, dhunës së eskaluar apo ndaj mjediseve politikisht jostabile.
- Në veprime ligjore apo legjislative të cilat mund të jenë precedente potenciale, apo veprime të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e recenteve paraprakisht të krijuara.
- Në mbrojtjen dhe sigurinë e mbrojtësve të të drejtave njerëzore të grave.
Pa marrë parasysh kategorinë e grantit, propozimet për grante duhet të demonstrojnë të gjitha kriteret dëshmuese:
STRATEGJIA – veprimet janë në relacion me planin e parapërcaktuar për të arritur ndryshime strukturore të cilat do t’i avancojnë të drejtat njerëzore të grave.
PAPARASHIKUESHMËRIA & URGJENCA KOHORE – situata apo mundësia të jetë e paparashikuar dhe veprimi të jetë i shpejtë dhe efektiv.
QËNDRUESHMËRIA – grupi është i aftë të realizojë veprimin e propozuar në mënyrë efektive, dhe mund të sigurojë fondet për punën që në të ardhmen do të ndërmerret lidhur me strategjinë.
PËRKRAHJA – grupi ka përkrahjen e akterëve të tjerë të përfshirë në të drejtat njerëzore të grave apo në fusha të ngjashme, në aspekt lokal apo global.
SI TË APLIKOHET PËR GRANTE
Urgent Action Fund ofron fonde shtesë për grupet të cilat veç kanë strategji të qëndrueshme apo koalicioneve të grupeve të cilat reagojnë së bashku ndaj krizave apo mundësive të reja.
- Kërkesat për grante mund t’i bëhen drejtpërdrejt Urgent Action Fund apo të drejtohen përmes individëve apo organizatave të njohura për ne.
- Ne mund të reagojmë më shpejtë ndaj kërkesave të cilat gëzojnë përkrahjen e këshilltarëve tonë apo anëtarëve të bordit donë, apo të ndonjë pjesëtareje të njohur të komunitetit që punon për të drejtat njerëzore të grave.
- Kërkesat mirëpriten në të gjitha gjuhët, por ato të dorëzuara në gjuhë tjera nga ajo angleze apo spanjolle mund të shqyrtohen më ngadalë për shkak të kohës për që është e domosdoshme për tu përkthyer.
- Informatat që propozimi i përmban do të trajtohen si konfidenciale, sipas kërkesës. Propozimet mund t’i dorëzohen Urgent Action Fund përmes emaili, faksit, apo shërbimit postal.
Propozimet duhet përfshirë informatat vijuese:
INFORMATA MBI ORGANIZATËN/INDIVIDIN
- Informatat kontaktuese të personit që dorëzon kërkesën (emri/adresa/telefoni/faksi/email)
- Informatat kontaktuese të grupit që do të jetë përgjegjës për grantin (emri/adresa/telefoni/faksi/email).
- Luteni të përshkruani misionin apo fokusin kryesor të organizatës.
- Luteni të ofroni numrin e grave të punojnë për grupin dhe pozitat e tyre gjegjëse (nëse aplikohet).
- Luteni të ofroni emrat dhe përgjegjësitë e grupeve të tjera të përfshira në sferën e intervenimit të cilin ju e propozoni (nëse aplikohet)
- Luteni të ofroni emrat dhe informatat kontaktuese të organizatave, financuesve apo kolegëve të cilët e mbështesin punën tuaj.
- Luteni të shënoni financuesit aktualë apo të mëparshëm të organizatës suaj, si dhe të jepni informatat e tyre të kontaktit.
- Në çfarë mënyre jeni njoftuar me Urgent Action Fund?
SITUATA
- Luteni të përshkruani ngjarjen që ka nxitur veprimin tuaj të propozuar. Kur ka ngjarë kjo ndodhi?
- A ka mundur të pritet kjo situatë?
- Çka bën që kjo situatë të paraqesë një mundës për avancimin e të drejtave njerëzore të grave?
VEPRIMET URGJENTE
- Luteni të përshkruani reagimin e propozuar ndaj situatës.
- Përse janë këto propozime urgjente në aspektin kohor? (Përse janë këto fonde të domosdoshme tani?)
- Si do t’i ndihmojë ky grant strategjisë më të gjerë për avancimin e të drejtave të grave në rajon apo në aspektin global?
- Si mund të demonstroni që grupet e involvuara kanë kapacitet që të realizojnë veprimet e propozuara dhe që në punën e tyre në të ardhmen të bazohen në ktë mundësi?
- Kur mund të pritni që të realizohen veprimet tuaja?
- Cila është shuma e kërkesës? Luteni të caktoni valutën të cilën shfrytëzoni.
- Si do të shfrytëzohen paratë? Luteni të cekni buxhetin.
- Çfarë burimesh tjera keni në dispozicion për këtë angazhim.
- A do duhej që informatat në këtë kërkesë të jenë konfidenciale? Nëse po, luteni të shpjegoni përse?
SHEMBULL I GRANTIT
Reagimi ndaj konfliktit të armatosur. dhunës së eskaluar apo mjediseve politikisht jostabile:
Në rajonet që janë duke kaluar nëpër dhunë të shtuar apo konflikt të eskaluar, UAF përkrah intervenimet strategjike dhe të koordinuara në aspekt kohor.
Kalinaw Mindanao Women’s Team – Filipine
Kur dhuna shpërtheu në provincën Sulu, e që rezultoi me zhvendosjen e 27000 njerëzve, Kalinaw Mindanao Women’s Team reagoi ndaj konfliktit. Organizata langoi një mision faktmbledhës si dhe një fushatë mediave përmes të cilës vëmendja publike fokusohej të shkeljet e të drejtave njerëzore të grave në Sulu.
Precendentet potenciale – vendosja e precedentit apo veprimet ligjore apo legjislative të cilat mbrojnë precedentin:
UAF përkrahë veprimet ligjore apo legjislative, të ndërmarra në kohë të caktuar, e të cilat kanë potencial që të ndryshojnë opinionin publik dhe të shpjejnë tek përfitime afatgjata për gratë.
Voice of Difference (VOD) dhe Vidra – Serbi dhe Mal i Zi
Kur qeveria papritmas kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, dy organizata të grave, Voice of Difference dhe Vidra, mobilizuan aktivistet e veta në 40 qytete për t’i ofruar edukim zgjedhor më se 600 grave. Me vetëm dy javë për të vepruar, grupet shfrytëzuan fondet e UAF për të organizuar, shpërndarë informatat, dhe përfundimisht për të shtuar pjesëmarrjen e grave në zgjedhje.
Shoqata kombëtare e grave në drejtësi (NAWL) – Kanada
Qeveria e Ontarios, Kanada, papritmas propozoi shfrytëzimin e ligjit fetar si mjet për të shuar mospajtimet në familjet myslimane në Kanada. Aktivistet myslimane anembanë botës ngritën zërin e tyre lidhur me implikacionet gjinore të një precedenti të tillë. Si reagim ndaj kësaj, NAWL shfrytëzoi një grant nga UAF për t’i bartur ekspertët ndërkombëtarë mbi feminizmin dhe fenë islame në Ontario, për të marrë pjesë në një konferencë për shtyp, në të cilën publikuan ndikimin që ky ligj do ta kishte tek gratë poqëse do të miratohej.
Mbrojtja dhe Siguria e mbrojtësve të të drejtave njerëzore të grave:
UAF ofron grante të cilat i ndihmojnë grave puna apo jetët e të cilave janë të kërcënuara si rezultat i aktivizmit që ushtrojnë. Financimi për resurse, siç janë telefonat celularë, vozitës apo sisteme të sigurisë në zyra, mund t’i ndihmojnë aktivisteve që më të sigurta të vazhdojnë me punën e tyre. Nëse është e domosdoshme, UAF do të përkrahë evakuimin e aktivisteve nga mjediset kërcënuese.
Nga përshkrimet vijuese janë larguar të gjitha detajet që mund të shfrytëzohen për identifikim, për shkaqe sigurie.
Amerikë Latine
Një mbrojtës i të drejtave njerëzore të grave mori disa kërcënime me vrasje, pasi që kishte denoncuar një masakër të civilëve. UAF siguroi një grant përmes të cilit ia ndërroi lokacionin aktivistes së kërcënuar dhe instaloi kamera në zyrën e saj. Fonde u siguruan gjithashtu për telefona celularë të pjesëtarëve të organizatës, në mënyrë që të jenë në gjendje gatishmërie në situata të rrezikshme.
Azi
Aktivistet ishin vënë në shënjestër nga policia lokale kur kishin protestuar për shitjen joligjore të tokave të tyre dhe të pyjeve publike. Granti i UAF ndihmoi në sigurimin e një strehimoreje të sigurt ppr aktivistet dhe për transportin e tyre.
Urgent Action Fund
660 13th Street, Suite 200
Oakland, CA 94612 USA
Phone: 415.523.0360
Fax: 415.520.0626
Email: urgentact@urgentactionfund.org